Art&Argëtim

Paloma “kryëzon” Einxhel: Ngele duke përgjuar, shyqyr që dola nga BBV…

14 Dhjetor 2021, 17:45 Nga DOSJA
Paloma “kryëzon” Einxhel: Ngele duke përgjuar, shyqyr

TIRANË – Shtëpia e “Big Brother Vip” bëhet shumë shpesh pjesë e diskutimeve nga publiku me ndodhitë aty brenda. Edhe pse ka disa javë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, gazetarja Rudina Demneri apo Paloma siç e njohim ndryshe, e ndjek shpesht reality show-n. Ajo ka komentuar një nga banoret aty brenda dhe fjala është për Einxhel Shkirën.

Paloma e ka thënë shpesh që Einxhel nuk i pëlqen por këtë radhë duket mjaft e revoltuar. Gazetarja e njohur ka bërë një postim në “Instastory”, ku shprehet se i vjen mirë se është jashtë BB VIP pikërisht nga Einxhel të cilës i thotë se i shkoi jeta duke përgjuar të tjerët.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet Einxhel dhe krahas saj shkruan: Të shkoj jeta duke përgjuar moj pjacë e lartë. Zot faleminderit që jam jashtë.

Einxhel ka marrë mjaft kritika nga banorët e eleminuar, të cilët madje kanë kërkuar që ajo të dalë sa më shpejt jashtë pasi nuk sjell një frymë pozitive brenda shtëpisë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz banoret e big brother vip bbv einxhel shkira paloma banoret e big brother vip bbv einxhel shkira paloma

Sondazh

Poll