Politike

“Në 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës”/ Bumçi: Krijojmë front opozitar

13 Dhjetor 2021, 20:22 Nga DOSJA
“Në 18 dhjetor do votohet shkarkimi i Bashës”/

TIRANË- Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi u shpreh i bindur se në 18 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të votojë shkarkimin e tij, njësoj si Kuvendi i 11 dhjetorit, që u mbajt në stadiumin “Air Albania”. Në studion e emisionit “Open”, Bumçi shtoi se pas zgjedhjet së kryetarit të ri, do të krijohet një front i madh opozitar kundër qeverisjes socialiste.

“Sot në PD ne zbatuam vendimin e marrë nga kuvendi i 11 dhjetorit. Nuk bëhet fjalë për 20 e ca persona që shkuan në zyrë, por për të zbatuar vendimin e delegatëve që votuan pro shkarkimit të Bashës. Aktin e sotëm e quaj këtë, ky është stadiumi Air Albani ku u mblodh kuvendi i 11 dhjetorit. Unë i njoh kolegët e Bashës dhe do kem një thirrje për ta. Një ngjarje e pabesueshme, në një mot të pabesueshëm. PD është e këtyre (tregon foton nga Air Albania stadium). Partitë krijohen nga njerëzit dhe shuhen se nuk kanë më njerëz dhe njerëzit u zgjuan se besuan dhe kanë shpresë. PD nuk është vetëm e Berishës por atyre njerëzve që Basha i ka trajtuar si njerëz të vegjël dhe të pavlerë. Këto njerëz kanë krijuar këtë energji që kulmoi këtu. Në festën e PD 200 persona me kameramanë dhe punonjës të ambienteve. Më 18 dhjetor, do e shikojmë, është thirrur e gjithë anëtarësia nga Shkodra në Sarandë, Tropojë në Kolonjë, për tu shprehur për shkarkimin e Bashës. Po kjo anëtarësi do e votojë. Fakti se në këto 3 muaj krizë që ai nuk thirri një votëbesim tregoi se nuk e ka. Projekti nuk nënkupton një parti të Berishës. Në 2005 Berisha ndërtoi një parti me kundërshtarë të fortë. I ftoi dhe bëri një PD të madhe. Është një njeri me vepra. Do kemi një garë për kryetar pastaj për kryeministër. Do krijohet një fron I jashtëzakonshëm opozitar.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aldo bumci kuvendi i 18 dhjetorit aldo bumci kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll