Art&Argëtim

Shkroi tekstin e Himnit të Policisë së Shtetit, vdes poeti i njohur Arben Duka

14 Dhjetor 2021, 09:34 Nga DOSJA
Shkroi tekstin e Himnit të Policisë së Shtetit, vdes poeti i

TIRANË – Një lajm i hidhur është dhënë ditën e sotme ku mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka, i cili prej kohësh vuante nga probleme të rënda shëndetësore.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga gazetari Aleksandër Çipa, që përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Po kishte ishte Arben Duka?

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat E Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture arben duka poeti arben duka arben duka poeti arben duka

Sondazh

Poll