Bota

Artan Grubi:Në Maqedoninë e Veriut do të vendoset kryeministër shqiptar për 100 ditë

13 Dhjetor 2021, 22:14 Nga DOSJA
Artan Grubi:Në Maqedoninë e Veriut do të vendoset

SHKUP- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka deklaruar se në vend do të vendoset një kryeministër shqiptar. Në një intervistë për RTV21, Grubi është shprehur se në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve të reja, Maqedonia e Veroiut do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar. Për këtë ai deklaroi se ka biseduar edhe me Zoran Zaev

“Për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit puna është e kryer. Këtë gjë e kemi diskutuar edhe me z. Zaev por gjithashtu edhe me mandatarin e ri. Gjithashtu për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit është pajtuar edhe z.Mickoski në takimin mes tij dhe kryetarit Ahmeti”, tha Grubi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni artan grubi zoran zaev artan grubi zoran zaev

Sondazh

Poll