Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë, ushtari ukrainas: Armiku nuk do të marr tokën tonë

13 Dhjetor 2021, 21:50 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë, ushtari ukrainas: Armiku nuk do të marr

UKRAINË- Ushtarët ukrainas kanë deklaruar se Presidenti Vladimir Putin kupton vetëm gjuhën e armëve. France24 shkruan se një ushtar 27-vjeçar me emrin Oleksandr ka deklauar se është i gatshëm për të mbrojtur vendin e tij dhe se ka deklaruar se nëse Rusia sulmon, humbjet e tyre do të jenë të mëdha.

“Armiku nuk do të kalojë. Nëse ata përpiqen të thyejnë linjat tona të mbrojtjes, atëherë mendoj se humbjet e armikut do të jenë 10 herë më të mëdha,” tha Oleksandr.

Oleksandr gjithashtu ka deklaruar se i mirëpret bisedimet e nivelit të lartë mbi konfliktin, pasi Putin dhe Biden mbajtën një samit virtual dy-orësh të fokusuar në Ukrainë javën e kaluar.

“Negociatat diplomatike janë gjithmonë të mira. Nëse ata mund të çojnë në një zgjidhje paqësore të këtij konflikti pa humbur territorin tonë, atëherë unë jam gjithmonë për ta,” tha ai.

Bashkimi Europian dhe SHBA po përplasen ashpër politikisht me Rusinë për Ukrainën. BE-ja dhe amerikanët pretendojnë se presidenti rus Vladimir Putin po angazhon mijëra trupa në kufi me Ukrainën në mënyrë që ta sulmojë atë. Së fundmi, ai bisedoi me presidentin amerikan Joe Biden. Putin u shpreh i shqetësuar me politikën e NATO-s për t’u zgjeruar në lindje të Europës me Ukrainën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll