Bota

Shpërthimi i tubit të gazit në Itali, gjenden 4 trupa të pajetë (Dyshimet e para)

13 Dhjetor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Shpërthimi i tubit të gazit në Itali, gjenden 4 trupa të

ITALI- Të paktën katër persona kanë humbur jetën kur disa ndërtesa u shembën në qytetin sicilian të Ravanusa pasi një tub gazi shpërtheu. NBCNeës shkruan se dy persona u gjetën të gjallë nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Në lidhje me shpërthimin, ekspertët kanë deklaruar se vetëm 5 ditë më parë në rrjet kanë ndodhur ndërhyrje.

“Përfaqësuesi lokal për Mbrojtjen Civile raporton se janë konstatuar katër viktima”, tha mbrojtja civile e Siçilisë.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin Ravanusa në Siçili. Fillimisht u raportuan për 7 persona të zhdukur, por numri ka shkuar në 11, ndërkohë që me katër vdekjet e sotme numri i viktimave ka shkuar në 6 persona.

(I.A/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota shperthim ne itali shperthim ne itali

Sondazh

Poll