Aktualitet

‘Ka njerëz me armë!’/Berisha kthehet në PD,Këlliçi:Më vjedhën zyrën!Rama ‘spektator’

13 Dhjetor 2021, 12:45 Nga DOSJA
‘Ka njerëz me armë!’/Berisha kthehet në

TIRANË– Tensione në Partinë Demokratike! Ish-kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike kanë shkuar mesditën e sotme në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje. Berisha shoqërohej nga 29 anëtarët që kryesohen nga deputeti dhe ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ndërkohë vetëm pak metra më tutje, në të njëjtin kat ishte kryedemokrati Lulzim Basha me Grupin e Punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike por edhe të Lidhjes Demokratike të Gruas.

Por paqja mes palëve, të cilët ishin ndarë në kahe të ndryshme të selisë nuk zgjati shumë. Pas përfundimit të mbledhjes dhe konferencës për shtyp, ku Berisha paralajmëroi edhe rikthimin e tij, në grupin që shoqëronte ish-kryeministrin u hap alarmi për armë. Të rinjtë e FRPD-së, që ishin me Berishën e Këlliçin, pretenduan para mediave se në korridoret e PD-së kishin hasur persona të armatosur, të cilët i kishin kërcënuar: Ikni se do t’ju vrasim! Menjëherë Këlliçi raportoi tek Berisha, ndërsa ky i fundit u shpreh se bandat që sipas tij ishin lidhur me qeverinë, kishin mundur të depërtonin në selinë blu.

Megjithatë nuk mbaroi këtu! Këlliçi kërkoi Policinë e Shtetit me pretendimin se i kishin hyrë në zyrë dhe i kishin vjedhur USB dhe sende personale. Por pasi pritën më shumë se 40 minuta në seli, Këlliçi shkoi në Komisiariatin nr.1 për të kërkuar edhe ndihmën e grupit hetimor, në mënyrë që të marrin shenjat e gishtrinjëve për të zbuluar kështu edhe “hajdutin”. Basha nga ana tjetër pas mbylljes së mbledhjes pas largimit të Berishës e mbështetësve të tij nga selia doli në konferencë për mediat.

Përballë gazetarëve, Basha tha se gjithçka që ndodhi sot ishte pasojë e një personi që frymëzohej nga komunizmi, referuar Berishës. Ai shtoi se demokratët e mbështetësit e tij kanë qëndruar të qetë e nuk janë provokuar. Kryedemokrati përplasjen e sotme në seline e PD-së, e ka krahasuar me tragjedinë e 21 janarit, për të cilën ka akuzuar ish-kryeministrin. 

Ndërkohë që i vetmi “spektator” duket se ishte kryeministri Edi Rama, i cili vazhdon me “stilin” e tij për të komentuar çështjen jo drejtpërdrejt. Duke ndarë një thënie të shkrimtarit Samuel Beckett, duke i cilësuar të dy, “të marrë”. Por në asnjë moment nuk u është adresuar me emër.

Por si ka përfunduar çështja deri në këtë pikë?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Më 11 dhjetor, Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha votoi me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. Gjithashtu u ngrit edhe një grup Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme.

Pikërisht ky Komision pritet ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri për të zgjedhur kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. Por Basha nuk e njeh vendimin, duke përjashtuar dje nga një mbledhje nga Këshilli Kombëtar i PD-së, të gjithë mbështetësit e Berishës, duke i zëvendësuar të gjithë anëtarët e Kryesisë. Por kundërpërgjigja e vendimit të Bashës, erdhi sot, me hyrjen në PD të Berishës dhe mbështetësve të tij. Lufta mes palëve ka nisur, por nuk dihet përfundimi…

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

FT/ Denoncoi grabitjen USB-së dhe laptopit, Këlliçi publikon pamjet nga zyra e tij

Dy kundërshtarë në një seli/ KURTHI- Si ia ia doli me sukses Berisha të futej në PD

Basha e Berisha në “luftë”, Rama i komenton: Sipas meje janë dy të marrë

Berisha ‘non grata’,Basha ngre dyshime: Presim gjyqin që s’dihet kur fillon e mbaron

Basha akuza Berishës: Ka zell ish-komunisti, s’ka lënë ish-kryetar pa rrahur

Paralajmërimi! Basha: Rama e Meta, ‘non grata’. Do e zhduk Berishën nga PD!

Tensionet brenda PD, Basha vendos syzet për të parë më qartë

FT/Berisha në PD, deputeti kërkon ndihmë për Bashën: Hajde mbështesim kryetarin

PROVA ME FOTO: Mbështetësit e Berishës ‘zhduken’ nga grupet e PD

‘Më kanë vjedhur USB’/Belind Këlliçi akuza Bashës: Të të vijë turp!S’je bajraktar…

FT/ Akuzat e Berishës për kërcënime, Açka: Armët tona, fjalët dhe zemrat demokrate

Persona me armë në PD? Flamur Noka: S’i kam parë, se do flisja ndryshe…

Marrin fund tensionet në PD! Berisha largohet nga selia, Basha ende në zyrë

Berisha: Kërcënuan të rinjtë e FRPD-së, demokratët të distancohen

Akuzat e FRPD/ Berisha: Unë luftoj me bandat e qeverisë,por paskan hyrë në PD

Njerëz me armë në PD! Berisha: Filmojini (Drejtohet nga dera me kamerat)

LIVE, Këlliçi merr Policinë në telefon: Shpejt! Më kanë vjedhur dokumente personale

Në selinë blu mbërrin “Stresi”,reperi i njohur shfaqet me kapuç në kokë

SFIDA LIVE/ Berisha i rreshtohet në derë Bashës, foto me dy gishtat lart

Berisha del nga selia, ka dy fjalë për demokratët: Janë ftuar të gjithë të vijnë

Berisha-Basha në seli! Policia rrethon godinën e PD-së pas përplasjeve

Si do jetë marrëdhënia me SHBA? Berisha: Gjithmonë pro

Berisha paralajmëron protesta kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë

Futja e Berishës në selinë e PD, mbështetësi Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë

Berisha: E veçanta e sotme është ‘COME BACK’ im, jo si kryetar por në rrugë e sipër

‘Do vini çdo ditë në selinë e PD-së’/ Berisha: Sipas detyrave që kam

Kaosi në selinë e PD, Flutura Açka: Më kujtojnë ‘97-n, orë tragjike për shqiptarët

A ka vend në PD për Bardhin dhe Bashën?Berisha: E kanë vendin e fraksionit aty

Berisha: Basha u ka marrë kartat anëtarëve të PD-së, nuk ua kthen, krim elektoral

Konferenca në seli/ Berisha: Më e veçanta ndonjëherë! Pengkryetari ngrihet si vigan

Konferenca në seli/ Berisha: Më e veçanta ndonjëherë! Pengkryetari ngrihet si vigan

FOTOT/ Berisha e Basha në mbledhje paralele, kush e ‘ruan’ godinën e PD

‘Shpërthen’ gruaja në PD: Gjithë këta tropojanë me një femër(Ndërhyn Jul Deda)

VIDEO- Nisin përplasjet në hollin e PD! Geci: Kë do tërheqësh zvarrë ti more?

PAMJE- Të qeshurat s’mungojnë, kë ka mbledhur sot kryedemokrati, Basha me duart kryq

VD/Berisha u fut papritur në selinë e PD! Basha nxjerr telefonin, me kë shkruan?

PAMJET/ Si e priti Basha ardhjen e papritur të Berishës në seli?

DY MBLEDHJE PARALELE! Basha me anëtarët e kryesisë, Berisha me Komisionin

‘Kurthi’ i Bashës! Lë sallën pa karrige,Berisha del jashtë:I ka marrë në zyrën e tij

A është Basha brenda? Berisha i shkon në seli: Mos kaloni nga zyra e atij aty…

Berisha tregohet i ngrohtë me punonjësit e selisë: Si jeni? Prit ti përshëndes pak..

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll