Aktualitet

Basha e Berisha në “luftë”, Rama i komenton: Sipas meje janë dy të marrë

13 Dhjetor 2021, 18:48 Nga DOSJA
Basha e Berisha në “luftë”, Rama i komenton: Sipas meje

TIRANË- Përplasjet që kanë ndodhur mes dy palëve në Partinë Demokratike ditët e fundit kanë marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka rezustuar dot pa komentuar. Prej disa ditësh, Rama poston shprehje të shkrimtarëve dhe filozofëve në rrjetet e tij sociale, ku më e fundit është ditën e sotme, duke i thumbuar me “stil” kundërshatët e tij politikë. Por kurrë nuk u përmend emrat, as të kryedemokratit Lulzim Basha, e as të ish-kryeministrit Sali Berisha. Sot, Rama ka zgjedhur të shpërndajë një shprehje të Samuel Beckett, i cili është i njohur më së shumti për librin e tij: Duke pritur Godonë!

Postimi i Plotë:

THËNIE E DITËS Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur. Samuel Beckett

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Por çfarë ndodhi sot në PD?

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll