Aktualitet

Omicron “shpërthen” në Janar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim të fëmijëve +12 vjeç

13 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Omicron “shpërthen” në Janar, mjekët bëjnë

TIRANË- Ndonëse aktualisht nuk ka përhapje masive në Europë, mutacioni “Omicron” parashikohet të mbizotërojë në muajin janar edhe në Shqipëri, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik theksojnë se duhet krijuar mbrojtje e mirë në popullatë, pasi bashkë me gripin në qarkullim si dhe mutacionin Delta, mutacioni i ri do të shndërrohet në risk serioz.

Ekspertët bëjnë thirrje edhe për vaksinimin e fëmijëve 12 vjeç e lart. Të dhënat më të fundit që vijnë nga vendet e prekura nga “Omicron” tregojnë për një simptomatologji të lehtë.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid omicron covid omicron

Sondazh

Poll