Bota

Xhaçka në Londër me Gërvallën, tregon se çfarë u bisedua me zyrtarët e lartë

13 Dhjetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Xhaçka në Londër me Gërvallën, tregon se

TIRANË – Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Olta Xhaçka ka qënë e pranishme në takimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të mirëpritur nga Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Xhaçka tha nëpërmjet një njoftimi në Tëitter se pati një diskutim të mirë dhe interesant me kolegët e saj nga Ballkani Perëndimor në Londër. Aty ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donik Gërvalla. Xhaçka ka shkruar se e mirëpret angazhimin e Britanisë së Madhe në rajon dhe pret thellimin e bashkëpunimit mes vendeve.

Very interesting discussion ëith #ëB6 colleagues & Secretary @trussliz in #London. ëelcome ?? engagement in region. Looking fëd to cooperating closely in future to advance stability, development and integration of #ëB6. pic.tëitter.com/gq9nVIvJF8

— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) December 13, 2021

“Diskutim shumë interesant me kolegët dhe sekretaren për Ballkani Perëndimor Liz Truss në Londër. E mirëpresim angazhimin në rajon. Duke kërkuar për të bashkëpunuar ngushtë në të ardhmen për të avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin Ballkanit Perëndimor”, shkroi Xhaçka.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss i ka pritur sot ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në një takim. Ky takim pasoi diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool të Britanisë së Madhe, e ku u përfshi edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme rë Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, Kryetare e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-ës i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora politike donika gërvalla liz truss ministrja e jashtme olta xhaçka donika gërvalla liz truss ministrja e jashtme olta xhaçka

Sondazh

Poll