Bota

Ofroi 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe vjehrrën, karabinierët parandalojnë krimin

13 Dhjetor 2021, 14:40 Nga DOSJA
Ofroi 30 mijë euro për të vrarë gruan dhe vjehrrën,

ITALI –  Një vrasje e dyfishtë u pengua nga karabinierët e Sarzanës , në provincën e La Spezias, në Itali. Gjatë operacionit policor u arrestua një 50-vjeçar , punonjës në një kompani me origjinë nga provinca e Parmës, por banues prej kohësh në Val di Magra, i cili i kishte ofruar një vrasësi shumën prej 30 mijë eurosh për të vrarë gruan e tij dhe vjehrrën.

Sipas Il fatto quotidiano ai kërkoi që të kryhej një punë e pastër por hetimet filluan një javë më parë, duke i shpëtuar të dyja nëpërmjet një pajisje sigurie diskrete. Në 12 dhjetor  burri takoi vrasësin për t’i sjellë këstin e parë të shumës së rënë dakord si ‘parapagim’ dhe bëhej fjalë për 10 mijë euro. Pjesa tjetër do të paguhej pasi të kryhej puna. Megjithatë, pak para shkëmbimit të parave, karabinierët kanë dalë dhe kanë arrestuar punonjësin.

Ndoshta vrasësi i përfshirë në këtë histori, i përballur me idenë e kryerjes së një vrasjeje të dyfishtë preferojë të bashkëpunojë me policinë ndaj e caktoi takimin për të marrë paratë i shoqëruar nga Karabinierët e Sarzanës. Burri ndodhet tani në burg në burgun e La Spezias me akuzën e vrasjes së dyfishtë në tentativë. Dyshohet se ai pasur një motiv ekonomik por hetimi vazhdon.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni parandalohet krimi parandalohet vrasja parma parandalohet krimi parandalohet vrasja parma

Sondazh

Poll