Bota

Ish-diplomati shtron pyetjen: Doni që Kosova të quhet Dardani ?

13 Dhjetor 2021, 15:58 Nga DOSJA
Ish-diplomati shtron pyetjen: Doni që Kosova të quhet Dardani ?

KOSOVË –  Gazetari dhe ish-diplomati nga Kosova, Petrit Selimi ka bërë një kuiz në profilin e tij në Twitter lidhur me faktin se sa kosovarë preferojnë që Kosova të quhet Dardani. Duket se nga rezultati numri i personave që e kanë dashur ndryshimin ka qënë shumë i vogël.

Ai tha se Çekia dhe Turqia e kishin ndryshuar emrin por ky nuk është rasti i Kosovës dhe më pas ka komunikuar pyetësorin.

Kosovo changing official name to Dardania is:

— Petrit Selimi (@Petrit) December 12, 2021

“Republika Ceke është bërë Czechia, Turqia tani është Turkiye. Por vetëm disa kosovarë preferojnë ndryshimin e emrit në Dardani. Ta bëjmë një kuiz”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daciç në një prononcim për media ka thënë se Kosova është fjalë serbe duke nxitur shumë reagime në rrjetet sociale në Kosovë. Konstatimi i Daçiç, ka nxitur shumë prej tyre duke thënë se Kosova për inat duhet ta ndryshojë emrin derisa shumë tjerë kanë dhënë argumente se konstatimi i Daçiç është i pavërtetë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll