Politike

Akuzat se do të krijojë një parti të re, shpërthen Paloka: Te te … breshka!

13 Dhjetor 2021, 14:06 Nga DOSJA
Akuzat se do të krijojë një parti të re, shpërthen

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me tone të ashpra për të gjithë ata që i kërkojnë të bëjë një parti të re. Ai shton se nuk e priste që pikërisht këta të fundit t’i kërkonin të largohej nga partia për të cilën ka bërë shumë sakrifica.

Reagimi i Palokës në Facebook:

Gjithnjë kam vlerësuar ata që rrugën e tyre në politik e kanë shtruar vetë , ndërkaq të katapultuarit  në postet më të larta në parti dhe qeveri, pa asnjë kontribut e meritë, i kam parë gjithnjë si të përkohshëm që sapo t’ju heqësh lugën nga dora, kthejnë shpinën e shkojnë në punë të vetë.”, shkruan deputeti përmes një postimi në rrjetin e tij social. Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore. Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit  ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta. Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim: “Shkoni beni partine tuaj !!!” Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka””, shprehet ndër të tjera Edi Paloka.

Vetëm një ditë pasi Kuvendi Kombëtar i Sali Berishës shkarkoi Lulzim Bashën dhe caktoi një referendum ‘një anëtar, një votë’ për ta ratifikuar këtë vendim, “hakmarrja” nuk vonoi. Ditën e djeshme Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 251 anëtarët e të cilit votuan për shkarkimin nga të gjitha funksionet në PD të grupit të Berishës.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike edi paloka kuvendi i 11 dhjetorit partia demokratike

Sondazh

Poll