Aktualitet

Pas pushimit të reshjeve, akulli mbulon rrugët e Korçës, disa zona pa energji

13 Dhjetor 2021, 08:06 Nga DOSJA
Pas pushimit të reshjeve, akulli mbulon rrugët e Korçës,

KORÇË – Reshjet e dëborës gjatë natës së kaluar kanë qenë të pakta në juglindje të vendit, por megjithatë trashësia e saj në tre ditët e fundit, në Dardhë ka shkuar në 70 centimetra në anësore, që ka shkuar në gati 1 metër pas pastrimit me borëpastruese për të hapur rrugën për automjetet. Ndërkohë, në Voskopojë, trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë. Sipas raportimeve të para, në segmentet si Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje, ndërsa grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren në mënyrë që të krijojnë lehtësi për drejtuesit e mjeteve. Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura më zinxhirë.

Ndërkohë, problemi me energjinë elektrike vijon të jetë prej afro 3 ditësh në fshatrat e Devollit, në disa fshatra të Moglicës dhe Gorës së bashkisë Maliq dhe disa fshatra, si në Velçan e Trebinjë të Pogradecit kurse në bashkinë e Pustecit energjia u rilidh sot.

LAJMI KRYESOR: Mbërrin ACARI!Temperatura deri në -5°C, 25cm borë në Malësinë e Krujës, ngrin Korça

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce moti moti i keq ne shqiperi korce moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll