Bota

I vaksinuar me dy dozat! Presidenti i Afrikës së Jugut infektohet me COVID-19

13 Dhjetor 2021, 06:55 Nga DOSJA
I vaksinuar me dy dozat! Presidenti i Afrikës së Jugut infektohet me

AFRIKË– Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e djeshme.

“Presidenti filloi të mos ndihej mijë pasi u largua nga Shërbimi Përkujtimor Shtetëror në nder të Zëvendës Presidentit Fë de Klerk në Cape Toën më herët sot,” thuhej në deklaratën e lëshuar nga presidenca, duke theksuar se presidenti ka shfaqur simptoma të lehta.

Presidenti, i cili është i vaksinuar me të dyja dozat është vetizoluar në Cape Toën dhe përgjegjësitë e tij ia ka deleguar zv/presidentit David Mabuza.

Ramaphosa vizitoi katër vende të Afrikës Perëndimore javën e kaluar, duke u kthyer nga Senegali të mërkurën e kaluar. Disa persona nga delegacioni i tij rezultuan pozitivë në Nigeri dhe u kthyen direkt në Afrikën e Jugut.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota afrika e jugut covid cyril ramaphosa afrika e jugut covid cyril ramaphosa

Sondazh

Poll

Bota 13 Dhjetor 2021, 06:49

Europa ime: Duhet një fillim i ri në Ballkan

Gjatë dy javëve të fundit mijëra serbë dolën në rrugë, dy të shtuna njëra pas tjetrës ndërkohë, dhe bllokuan autostrada, ura dhe pika të rëndëdishme rrugore për...