Politike

“Kush pengon zgjedhjet, luan me zjarrin”, Presidenca i përgjigjet Ramës: Demokracia është e panegociueshme

21 Qershor 2019, 12:06 Nga DOSJA
“Kush pengon zgjedhjet, luan me zjarrin”, Presidenca i

TIRANË- Presidenca ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili deklaroi se ato janë të popullit dhe jo të politikanëve.

Shumë dakord me Kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”., shprehet Tedi Blushi, zëdhënësi i presidencës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Rama u shpreh i vendosur se më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet, pasi ato janë të popullit, jo të politikanëve, duke dhënë më pas edhe një mesazh për ata, të cilët do të përpiqen të pengojnë zgjedhjet më 30 qershor.

“Ata që përpiqen t’i pengojnë zgjedhjet po luajnë me zjarrin. Djegin veten në raport me ligjin. Ka një administratë zgjedhore, një gjykatë zgjedhore, çdo problem i kujtdo me procesin zgjedhor, çohet në gjykatën speciale zgjedhore dhe në asnjë vend tjetër”,- u shpreh Rama.

vijon…

A.M, J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori edi rama ilir meta zgjedhjet lokale 30 qershori edi rama ilir meta zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll