Politike

Pak para Kuvendit të Berishës, PD ndan mesazhin e Escobar: Do ketë pasoja

11 Dhjetor 2021, 09:36 Nga DOSJA
Pak para Kuvendit të Berishës, PD ndan mesazhin e Escobar: Do

TIRANË– Pak përpara se të nisë Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, selia blu ka shpërndarë për mediat mesazhin e zyrtarit të lartë të DASH-it, Gabriel Escobar, i cili u shpreh se nëse Partia Demokratike zgjedh kryetar një person të shpallur “non grata”, referuar Sali Berishës, do të ketë pasoja. Kjo u nda nga deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu në rrjetin social ‘Facebook’.

POSTIMI I AGALLIUT:

Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njëriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane. Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha. Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, largë interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gabriel escobar partia demokratike sali berisha gabriel escobar partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll