Politike

INCIDENTI i parë!Furgoni futet në oborrin e selisë së PD, brohorasin: Rroftë Berisha

11 Dhjetor 2021, 09:20 Nga DOSJA
INCIDENTI i parë!Furgoni futet në oborrin e selisë së PD,

TIRANË– Një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar një incident në selinë blu. Mësohet se mëngjesin e sotëm, një furgon i bardhë është futur në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke “xhiruar” gomat.

Ky furgon i bardhë, sipas raportimeve dyshohet se është përdorur për transportin e delegatëve dhe anëtarëve të PD nga rrethet në Tiranë, për t’iu bashkuar Kuvendit Kombëtar që ka thirrur Sali Berisha.

Personat që kanë qenë brenda, kanë brohoristur “Rroftë Sali Berisha” dhe pas disa momentesh furgoni është larguar.

LAJMI KRYESOR: Sot ditëlindja e PD-së! Basha fton demokratët në seli, në hyrje vendoset memoriali

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll