Politike

Tensionet në KZAZ-të/ Voltana Ademi padit Drejtorinë e Policisë Shkodër

21 Qershor 2019, 11:43 Nga DOSJA
Tensionet në KZAZ-të/ Voltana Ademi padit Drejtorinë e

SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka paditur Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Në KZAZ-në numër 3 të qytetit ajo ka debatuar me policinë, pasi ka kërkuar që të bëhet lirimi i ambienteve me argumentin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pasi presidenti Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet.

Për këtë arsye Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre.

dokumentin e siguruar nga Dosja.al  thuhet se uniformat blu nuk kanë bërë punën e tyre, për të mbështetur administratën në lirimin e ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka”, e shndërruar në KZAZ.

Problematikat me zbrazjen e KZAZ-vë kanë nisur pas anulimit të dekretit të presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiakët opozitarë i kanë dërguar letër Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, ku edhe i kërkojnë lirimin e hapësirave që janë shndërruar në KZAZ. Ndërsa KQZ ka kërkuar vijimin normal të zgjedhjeve ndryshe do të përballen me ligjin. Kjo ka sjellë përplasjen mes policisë dhe zyrtarëve të PD në Shkodër.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ademi padit bashkinë shkodër tensionet ne shkoder voltana ademi përplaset me policinë ademi padit bashkinë shkodër tensionet ne shkoder voltana ademi përplaset me policinë

Sondazh

Poll