Politike

PD akuza Ballës, Bardhi: Taulant zgjohu, Edi do bëhet rrobaqepës tek 313

21 Qershor 2019, 10:51 Nga DOSJA
PD akuza Ballës, Bardhi: Taulant zgjohu, Edi do bëhet rrobaqepës

TIRANE- Replika në distancë mes Gazmend Bardhit, sekretarit për Cështjet Ligjore në PD, drejtuar Taulant Ballës, kryetarit të grupit të PS.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi i kërkon Ballës që të zgjohet nga gjumi, pasi siç thotë ai, Shqipëria e Enverit është shumë larg.

Më tej, ai “parashikon” se kryeministri Edi Rama do të përfundojë si rrobaqepës në burgun 313.

“Taulant, zgjohu nga gjumi! Mjaft ëndërrove për një Shqipëri si te Enverit. Ti mund të emërosh shefa policie të lidhur me krimin, shefa të korruptuar tatimesh e doganash që vjedhin shqiptarët për xhepin e rilindjes, por nuk ke për të emëruar dot opozitën! Ndërkohë, ka ardhur dita që Edi yt dhe gjithë banda e tij, do të dalë para drejtësisë për krimet ndaj shqiptarëve. Jeta e tij e tretë është afër! Në rastin më të mirë, do të bëhet rrobaqepës tek 313”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit vjen pak orë para protestës që opozita do të zhvillojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 20:00. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë.

Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazmend bardhi protesta e opozites 21 qershor 2019 taulant balla gazmend bardhi protesta e opozites 21 qershor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll