Politike

Protesta, reagon ambasadorja gjermane: Hiqni dorë nga sulmet, dhuna e papranueshme

21 Qershor 2019, 11:06 Nga DOSJA
Protesta, reagon ambasadorja gjermane: Hiqni dorë nga sulmet, dhuna e

Tiranë– Për protestën e sotme të opozitës ka reaguar edhe ambasadorja  gjermane në vendin tonë, Sussane Schütz. Ajo është shprehur se protestuesit duhet të heqin dorë nga sulmet dhe se dhuna është e papranueshme.

“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke pasur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.  Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.  U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin.“, është shprehur ajo.

Sot në orën 20:00 opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e saj të 9 -të kombëtare. Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bën thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren. janë disa nga masat e policisë.

Një ditë më parë për protestën reagoi edhe Ambasada Amerikanë në Tiranë me anë të një deklarate. Në deklaratë u theksua se të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por duhet që mesazhet e tyre t’i japin paqësisht. Po ashtu u tha se gjithë ata që do të përfshihen në dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 21 qershor 2019 reagon sussane schütz protesta e opozites 21 qershor 2019 reagon sussane schütz

Sondazh

Poll