Politike

Rindizet tensioni pak orë para protestës, PD Shijak letër KZAZ: Anuloni procesin zgjedhor!

21 Qershor 2019, 10:03 Nga DOSJA
Rindizet tensioni pak orë para protestës, PD Shijak letër KZAZ:

DURRËS- Partia Demokratike, Dega Shijak, i ka dorëzuar një kërkesë Komisionit të Zonës së Administrimit të Zgjedhjeve që të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Në këtë kërkesë gjithashtu, kërkohet që të lirohen ambientet që janë vendosur KZAZ nga Bashkia për të shmangur konfliktet. Në kërkesë thuhet se presidenti ka anuluar zgjedhjet, ndaj edhe KQZ duhet të pranojë këtë dekret.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me anë të dekretit NR.11199, Datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit Nr.10928, Datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. ‘Përcaktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore’, duke anulluar datën 30 qershor 2019 si ditë zhvillimi të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, ka anulluar datën 30 Qershor dhe nuk ka caktuar datë të re, se kur këto zgjedhje do të mbahen”.-thuhet në shkresë.

Kjo deklaratë vjen pak orë para protestës së opozitës së bashkuar që do të zhvillohet në Tiranë.  Nuk dihet ende sesa do të zgjasë kjo protestë. Basha bëri thirrje që qytetarët të jenë sot prezentë në protestë, ndërkohë që policia ka ndërrmarrë masa të forta sigurie. Gardhe hekuri, 1500 forca policie në terren janë disa nga masat e policisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike zbrazja e kzaz-ve te votimit zbrazja e kzaz-ve te votimit

Sondazh

Poll