Politike

Rama: Dje në Shkodër mund të ndodhte gjithçka, përplasje PD-PS… Meta, personazh kompleks

21 Qershor 2019, 09:06 Nga DOSJA
Rama: Dje në Shkodër mund të ndodhte gjithçka,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me mbështetës të PS, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. I shoqëruar nga Erion Veliaj, dhe Blerina Gjylameti, Rama dhe të pranishmit kanë komentuar situatën politike.

Rama ka pranuar për herë të parë, se situata dje në Shkodër mund të përfundonte në një përplasje mes dy kampeve. Kryeministri foli për një fenomen që s’kishte ndodhur kurrë më parë, atë të një mitingu dhe të një anti-mitingu.

Shefi i qeverisë foli edhe për qendrimin e Metës në këtë krizë politike dhe e quajti një personazh kompleks.

Rama tha se Meta ka bërë të mira e të këqija, por në këtë rast ka gabuar. Të njëjtit qendrim i mëshoi edhe Veliaj, i cili e shigjetoi kreun e shtetit duke e quajtur njësoj me paraardhësin e tij, Bujar Nishani.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj fushata elektorale tensione ne shkoder zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama erion veliaj fushata elektorale tensione ne shkoder zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll