Politike

Salianji akuzon Ristanin: Avokat i familjes së Enver Hoxhës

9 Dhjetor 2021, 22:54 Nga DOSJA
Salianji akuzon Ristanin: Avokat i familjes së Enver Hoxhës

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza mbi Arben Ristanin në lidhje me hyrjen në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Salianji ka thënë se Ristani nuk ka lidhje me PD-në, duke e quajtur atë më vonë si avokat i familjës së Enver Hoxhës. Ndërkohë që ky i fundit është me vete dëgjohet ta quaj Salianjin budalla.

“Padrejtësia, hipokrizia dhe korrupsioni tha Bushati dhe bëri një hipotizim tjeter, që Sali Berisha nuk është shpallur ‘non-grata’ për atë periudhë, por për këtë tjetrën thua se e di. Unë po ju them diçka, pushteti real i Sali Berishës në PD, vendimarrësi ka qenë deri më 9 shtator. Dhe këtë e konfirmon reagimi i tij pas datës 9 shtator. të gjitha këto koperturat që Basha doli agjent i amerikanëve, rusëve, që Basha doli grup armiqësor, që Basha doli me para me Muzinin, që doli me Toyota Yaris. Pse nuk thuheshin këto në datën 9 shtator. Askush nuk guxonte të votonte kundër. E kam thënë më para ka një problem PD që demokratët nuk janë vlerësuar po janë marrë njerëz që nuk kanë lidhje me PD. Dhe këtu ju them në mënyrë të drejtpërdrejt, avokati i Enver Hoxhës, njerëz që marrin para nga PD dhe shkollojnë fëmijët. Avokati i famijës së Envër Hoxhës, zotëria që mbron sot Foltorën. Nuk ka bir nëne që hedh akuza për mua, se i nxjerr nesër këtu. Kur këta u futën në kryesor, kam dhënë dorëheqjen nga Sekretar Grupi kur këta u futën në kryesi. Kam mbajtur qëndrime publike,” tha Salianji.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani ervin salianji arben ristani ervin salianji

Sondazh

Poll