Politike

KQZ miraton 150 vëzhguesit e OSBE, edhe Zguri voton pro: Jam kundër çdo vendimi!

21 Qershor 2019, 08:15 Nga DOSJA
KQZ miraton 150 vëzhguesit e OSBE, edhe Zguri voton pro: Jam kundër

TIRANË– Pak ditë pas tensioneve në disa KQZ në vend,  sot është mbledhur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të vijuar punën me përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri është shprehur se është kundër çdo vendimmarrje të KQZ-së, por në dallim me dy mbledhjet e shkuara ku ka braktisur tryezat në mënyrë demonstrative.

E kam bërë qëndrimin tim publik për dekretin e Presidentit. Nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë institucion për të bërë një lexim të dekretit. Unë personalisht jam kundër vendimmarrjeve të KQZ-së. Vetëm për vëzhguesit do të votoj për të cdo vendimmarrje tjetër jam kundër. Jam dakord vetëm me gjithcka që ka të bëjë me vëzhgim dhe monitorim, cdo tjetër kundër” tha Zguri.

KQZ miratoi sot vëzhguesit afatshkurtër të OSBE/ODIHR, dhe gazetarët e operatorët e televizioneve.

Zguri votoi pro kalimit të 150 vëzhguesve të OSBE dhe tha se është kundër vazhdimit të punës për zgjedhjet lokale. Megjithëse se qendrimi i tij është kundër, Zguri e hodhi votën pro pjesëmarrjes së vëzhguesve të OSBE-së në procesin e 30 qershorit.

Deklarata e plotë e KQZ: 

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite :
1.     “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
2.      “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
3.     “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
4.     Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
5.     “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
6.     “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
7.     “Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
8.     “Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
9.     “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
10.            “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
11.            “Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
12.            Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klement zguri mbledhja e kqz vezhguesit e zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 klement zguri mbledhja e kqz vezhguesit e zgjedhjeve zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 20 Qershor 2019, 20:29

TIRANË- Arkeologu dhe ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparati...