Art&Argëtim

Rikthehen disqet me muzikë, 15% më shumë shitje nga ABBA, Adele dhe Ed Sheeran

9 Dhjetor 2021, 08:01 Nga DOSJA
Rikthehen disqet me muzikë, 15% më shumë shitje nga ABBA, Adele

MBRETËRI E BASHKUAR – Muzika në format CD ka pësuar një rritje te papritur në shitje dhe shkak për këtë duket se janë bërë këngëtarët e njohur ABBA , Adele dhe Ed Sheeran.

Sipas një raporti të ri nga Music Week , shitjet e CD-ve në tremujorin e katërt kanë parë një rritje nga viti në vit në Britani prej gati 15 përqind. Hulumtimi krahason shitjet totale nga 8 tetori deri më3 dhjetor midis vitit 2020 dhe 2021. Përveç se është ndihmuar nga fakti që dyqanet me pakicë janë të hapura këtë vit dhe nuk i nënshtrohen kufizimeve për COVID si vitin e kaluar, kthesa në preferencën e CD-ve është nxitur edhe nga publikimi i albumeve nga ABBA, Adele dhe Ed Sheeran.

Sheeran kryesoi tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar më 5 nëntor 139,107 shitje ku përfshiheshin 78,263 kompakt disqe të shitura. “Voyage” i ABBA, albumi i parë i grupit suedez në 40 vjet, mori mbi 204,000 shitje në shtatë ditët e para të daljes në treg muajin e kaluar.  Albumi i ri i Adelës ’30’ u ngjit direkt në krye të tabelës në Mbretërinë e Bashkuar më 26 nëntor, duke u bërë më i shituri i vitit 2021 deri më tani, pasi arriti 261,000 shitje . Shitjet e saj në CD ishin kolosale, duke shitur 158,772 kopje në vetëm shtatë ditë. Si rezultat, Adele ndihmoi në ngritjen e tregut të përgjithshëm të CD-ve atë javë në 520,380 disqe të shitura një rritje nga viti në vit prej 41.3 për qind.

Rezultatet pozitive vijnë në një kohë kur e ardhmja afatgjatë e CD-ve ka qenë nën vëzhgim, veçanërisht me disa shitës me pakicë që nuk i ofrojnë më ato por uket se çmimi më ekonomik i CD ka bërë që ato të fitojnë sërish vëmendjen e të apasionuarve pas muzikës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz abba adele albuli '30' i adele cd ed sheeran abba adele albuli '30' i adele cd ed sheeran

Sondazh

Poll