Art&Argëtim

Puma “flet” shqip, Dua Lipa prezanton koleksionin e saj të parë

9 Dhjetor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Puma “flet” shqip, Dua Lipa prezanton koleksionin e saj të

MBRETËRI E BASHKUAR – Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa e ka “përqafuar” gjithmonë prejardhjen e saj dhe duket se ky është rasti edhe me koleksionin e saj më të ri me Puma-n.

Emri i koleksionit të ri është në shqip dhe është quajtur “Flutur”. Dua Lipa ka qenë prej kohësh imazh i Puma-s por ky është koleksioni i tyre i parë që kur ajo u emërua vjeshtën e kaluar ambasadore e markës.

 

lipa

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën. Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplote për mua”, tha Dua Lipa

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër stile veshjesh dhe këpucësh dhe logoja e re kombinon semën e Puma-s me një flutur.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz atletet puma dua lipa dua lipa pasion per stilimin dua lipa publikon fotot koleksioni flutur i dua lipes atletet puma dua lipa dua lipa pasion per stilimin dua lipa publikon fotot koleksioni flutur i dua lipes

Sondazh

Poll