Art&Argëtim

Çfarë mendojnë macet për përqafimet, lumturinë dhe njerëzit?

8 Dhjetor 2021, 18:55 Nga DOSJA
Çfarë mendojnë macet për përqafimet, lumturinë

Sipas historisë sime të kërkimit në Google, në dy vitet që kur u bëra pronar maceje, kam kërkuar gjwra tw tipit  “si ta kupoj nwse macja ime mw do?” dhe “a është macja ime e lumtur” mbi 17 herë. Unë gjithashtu jam abonuar pa dashje në përditësimet e lidhura me macet nga faqet e internetit, e cila më dërgon me email një përmbledhje të përditshme të tipit: A mund të zemërohen ose zhgënjehen macet me pronarin e tyre? 

Pse i dua macet e mia? Më lejoni të numëroj disa prej tyre. Lëvizja e nofullës së Lerit trevjeçar teksa më sodit me kuriozitet wshtw pamja ime e preferuar. Unë e adhuroj mjaullimwn e maces sime gjashtë muajshe Kedi ndërsa më ndjek nëpër shtëpi. Tonet e indinjuara me zë të lartë do të thotë se ai dëshiron ushqim kurse me zë më të ulët sugjerojnë se ai do të do të luajë. Më pëlqen pesha e Larit në këmbët e mia gjatë natës dhe përkëdhelja gërvishtëse e gjuhës së Kedit çdo  mëngjes.

Por si mund ta di se çfarë mendojnë dhe ndiejnë vërtet këta harrahatw të vegjël? Për të udhëtuar me të vërtetë në shpirtin e maces, do të më duhet të shkoj te burimi. Pavarësisht nga fakti se macet janë kafshët shtëpiake të zakonshme, ne dimë relativisht pak për to. Por ka një arsye tjetër që macet janë të nën-hulumtuara.

“Ka një stigmë. Macet janë keqtrajtuar në mënyrë të padrejtë gjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore. Në mesjetë, macet mendoheshin si shoqëruese të shtrigave, dhe nganjëherë torturoheshin dhe digjeshin. Ato janë stigmatizuar si të këqij sepse mendohet se janë amoralë,” thotë filozofi dhe shkrimtari John Grey, autor i Filozofisë së Feline. 

Ajo që ne dimë për jetën e brendshme të maceve shtëpiake zakonisht përcaktohet nga shkencëtarët që kryejnë studime në shtëpitë e tyre. Çuditërisht, shumë nga këta shkencëtarë janë pronarë të maceve.  Macet gjurmojnë mendërisht vendndodhjen e pronarëve të tyre me zërin e tyre , edhe kur ata nuk mund t’i shohin ato. Maceve pjesëmarrëse në studim iu luajt audio e pronarëve të tyre që thërrisnin emrat e tyre. Kur burimi i zërit të pronarit të tyre lëvizi, ata u shfaqën më të befasuarAt. Këto gjetje sugjerojnë se macet janë mjaft të shqetësuara për pronarët e tyre. AtO mund të shikojnë me kujdes çdo veprim të pronarit të tyre, duke menduar se çfarë do të ndodhë më pas.

Një kritikë e zakonshme ndaj maceve është se këto krijesa të vogla kapriçioze i përdorin njerëzit vetëm për shtretër të ngrohtë dhe një burim të besueshëm proteinash. Por “macet lidhen me njerëziT, lidhen edhe me kafshë të tjera. Macet shpesh tregojnë dashuri nga afërsia, nëse jo ndërveprimi fizik, duke qenë në të njëjtën dhomë me ju ose fizikisht afër jush. Macet do të flenë mbi ose pranë pronarëve të tyre, ose maceve të tjera por si rregull i përgjithshëm maceve nuk u pëlqen t’i kapin, t’i përqafojnë dhe t’i puthin. Shumica e maceve nuk e pëlqejnë këtë gjë.

Ky keqkuptim se macet nuk kujdesen për pronarët e tyre zakonisht vjen nga njerëzit që janë të zhgënjyer që macet e tyre nuk sillen si njerëzit e tjerë, ose të paktën si qentë. Macet nuk janë njerëz. Njerëzit përqafohen dhe puthen. Qentë emocionohen shumë dhe kërcejnë përreth. Macet nuk bëjnë asgjë të tillë. Ato janë shumë më elegante. Na afrohen. Ata përplasen me kokën tonë dhe pastaj largohen. Kjo për shkak se ata e kanë prejardhjen nga macja e egër afrikane, një krijesë e vetmuar. Macet nuk janë sociale, nuk kanë nevojë për miq.

Ajo që macet nuk mund të bëjnë, megjithatë, është projektimi në të ardhmen, sepse lobet e tyre ballore nuk janë zhvilluar. Macet nuk mund të bëjnë plane afatgjata. Kjo do të thotë që Kedi nuk po përpiqet të më bezdisë kur më bie në raftin e rrobave: ai nuk mund të konceptojë që unë mund të përgjigjem negativisht kur shoh rroba të lara të shpërndara në dysheme.

Macet janë vetvetja dhe qëndrojnë vetëm. Ato përshtaten me mënyrat njerëzore. Por ata nuk adoptojnë mënyra njerëzore. Macet janë një dritare jashtë botës njerëzore. Ato janë vetvetja dhe qëndrojnë vetvetja dhe përshtaten me mënyrat njerëzore por nuk adoptojnë mënyra njerëzore. Në fund të fundit, nuk keni nevojë të kuptoni mënyrat e një maceje për ta adhuruar atë.

Marrë nga BBC

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kuriozitete psikologji mace macet macet ne japoni mace macet macet ne japoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Dhjetor 2021, 13:03

Pas operimit, flet Adriana Matoshi: Unë u ktheva

KOSOVË- Pasi fitoi betejën e 2 me tumorin, artistja dhe deputetja Adriana Matoshi ka treguar se është rikthyer. Së fundmi Adriana me anë të një postimi në ...