Aktualitet

Gjendet një i vdekur në Maliq, ishte përdorues i lëndëve narkotike

7 Dhjetor 2021, 18:28 Nga DOSJA
Gjendet një i vdekur në Maliq, ishte përdorues i

MALIQ– Një 39-vjeçar me inicialet A.L., është gjetur i pajetë pasditen e sotme. Sipas njoftimit të Policisë, i riu është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Nga të dhënat e para rezulton se i ndjeri njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Dhe tejkalimi i dozës së lëndëve narkotike dyshohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij. 

Njoftimi zyrtar: 

Më datë 07.12.2021, rreth orës 17:55, në fshatin Libonik, Maliq, në banesën e tij ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. L., rreth 39 vjeç, i cili nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjendjet nje i vdekur ne maliq maliq gjendjet nje i vdekur ne maliq maliq

Sondazh

Poll