Aktualitet

VD-Zjarr pranë burgut të grave në Tiranë, zonën e mbulon tymi

7 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
VD-Zjarr pranë burgut të grave në Tiranë, zonën e

TIRANË– Një shtëpi e marrë me qira nga një 39-vjeçare me inicialet E. K., ka marrë flakë mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se banesa ndodhej në katin e parë të një pallati në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, shumë pranë burgut të grave, gjë që i ka panikosur dhe këto të fundit.

Si pasojë e flakëve ka dëme të konsiderueshme materiale, por asnjë të lënduar, pasi shtëpia ishte bosh në momentin që ra zjarri. Dosja.al ju sjell dhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se tymi ka mbuluar të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Me datë 07.12.2021, rreth orës 20:05, në rrugën “Idriz Dollaku” në lagjen “Ali Demi”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, në banesën me qira të shtetases E. K., 39 vjeçe, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i grave ne tirane tirane zjarr ne burgun e grave burgu i grave ne tirane tirane zjarr ne burgun e grave

Sondazh

Poll