Sport

Zheng Zhi pasuesi i Cannavaros, ai do të jetë lojtari dhe trajneri te Guangzhou

7 Dhjetor 2021, 10:06 Nga DOSJA

KINE – Pa trajner që nga fundi i shtatorit dhe largimi i nxituar i Fabio Cannavaro, skuadra e Guangzhout (ish-Evergrande), e rrënuar nga vështirësitë financiare, njoftoi të martën se kishin gjetur profilin ideal për të pasuar italianin në krye të pankinës së saj.

Ai është Zheng Zhi, pjesë e skuadrës që nga viti 2011 dhe ende nën kontratë, pavarësisht 41 viteve të tij, i cili pranoi të merrte përsipër detyrën, pa hequr dorë nga futbolli i luajtur.

Mesfushori mbrojtës kinez (97 ndeshje) do të veprojë si lojtar-trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Pas 14 ditësh, Guangzhou zë vendin e dytë në kampionatin elitar kinez, pas Shandong Taishan.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ciro ferrara cannavaro fabio cannavaro futbolli kinez zheng zhi ciro ferrara cannavaro fabio cannavaro futbolli kinez zheng zhi

Sondazh

Poll