Politike

“Rama të mos guxojë të shkelë në Shkodër”, Ademi: S’na mbyllni dot gojën

20 Qershor 2019, 17:16 Nga DOSJA
“Rama të mos guxojë të shkelë në

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës i ka bërë thirrje policisë që të tërhiqet. Në një prononcim për Report Tv, Voltana Ademi shprehet se policia ska asnjë arsye për të sulmuar qytetarët.

“Ne s’jemi të armatosur. Nuk kemi asnjë mjet në duar tona. Nuk ka asnjë arsye që banda e krimit të gjuajë mbi qytetarët qoftë edhe me helme apo me gaz lotsjellës.

Kjo gjë nuk është e drejtë. Ne duam të protestojmë dhe kemi të drejtë që të themi jo “Rama ik”, por “Rama zhduku”.

Policia të mos gjuajë me gaz lotsjellës të mos sulmojë, sna e mbyllin dot gojën me gaz lotsjellës.

Rama të mos guxojë të shkelë në Shkodër,“- tha Ademi.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mes tensioneve kandidatin për Bashkinë Shkodrën. Nga takimi në qendër të qytetit Rama tha se Shkodra është sfida e tij personale. Opozita për gati tre orë ka protestuar pak metra larg mitingut të PS, ku u përleshën me Policinë. Nga përplasjet kanë mbetur disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perplasje me policine tensione ne shkoder voltana ademi perplasje me policine tensione ne shkoder voltana ademi

Sondazh

Poll