Politike

“Miku im Bardh Spahia”, Ambasadori i ‘97-ës bën thirrjen e fortë: Situata sot, më e ndezur, e rrezikshme

20 Qershor 2019, 16:03 Nga DOSJA
“Miku im Bardh Spahia”, Ambasadori i ‘97-ës bën

Paolo Foresti, ambasadori i 1997-s ka bërë një thirrje të fortë për situatën e ndezur në politikën shqiptare. Në një status në rrjetet sociale, Foresti kujton takimin me ish-deputetein Bardh Spahia që aktualaisht është I arrestuar, përpara 20 viteve.

Me keqardhje ambasadori shprehet se Spahia është një mik I nderuar për të dhe se në Shqipëri duket sikur po kthehen vitet ’97.

Po mësoj tani se një mik i dashur, deputet dhe kirurg i njohur është arrestuar në vazhdën e protestave të nisura prej muajsh kundër korrupsionit në Shqipëri. I riu Spahia, djalë i një mikut tim në vitet ’90, kishte ardhur në Milano të premten, më 14 qershor, për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim, ku rrëfej për periudhën e vështirë të 1997, e cila duket se po ripërsëritet më shumë se 20 vite pas.

Është shumë shqetësuese heshtja e komunitetit ndërkombëtar, dhe mbi të gjitha ato të shtypit dhe të forcave politike europiane, pasi pas disa muajsh situata është bërë edhe më e ndezur dhe me një krizë të rrezikshme institucionale,”- shkruan Paolo Foresti në statusin e tij krahas një fotoje ku tregon takimin e tij me ish-deputetin e PD-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia kriza politike paolo foresti tensionet ne shqiperi bardh spahia kriza politike paolo foresti tensionet ne shqiperi

Sondazh

Poll