Aktualitet

Artan Hoxha: Prokurori belg sa herë vjen në Shqipëri lëviz me eskortë të blinduar

6 Dhjetor 2021, 21:30 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Prokurori belg sa herë vjen në Shqipëri lëviz

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori që ka në dorë dosjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në “Toyota Yaris” është i njëjti që po heton dhe vrasjen e Arjan Spahiu, shqiptarit që u vra në kryeqytetin e Belgjikës. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se ky prokuror ka ardhur të paktën shtatë herë në Shqipëri dhe kërkon përforcim të sigurisë.

Sipas gazetarit Hoxha, prokurori pretendon se i rrezikohet jeta dhe kërkon eskortë të blinduar për të lëvizur. Gjithashtu, hoteli ku ai vendoset kur vjen në Tiranë qëndron i rrethuar nga forca të shumta policie. 

“Për çështje që nuk ka të arrestua me burg, çështja shkon deri në 5 vite. Prokuori federal është i njëjti që po ndjek vrasjen e Arjan Spahiut. I njëjti prokuror ka ardhur në Shqipëri vetëm për çështjen e Toyota Yaris dhe ka kërkuar siguri sepse ka pretenduar që i rrezikohet. Me eskortë të blinduar lëviz, vendoset në hotel të siguruar nga policia. Edhe pse nuk ka rrezik real për të. Sa herë ka ardhur ka bërë këtë gjë,”- tha Hoxha.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris arjan spahiu artan hoxha 3.4 mln euro ne toyota auris arjan spahiu artan hoxha

Sondazh

Poll