Politike

Publikimi i të dhënave të anëtarëve të PD-së, Bardhi: Është i paautorizuar nga PD

5 Dhjetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Publikimi i të dhënave të anëtarëve të PD-së,

TIRANË– Partia Demokratike ka përcjellë një mesazh nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, lidhur me firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Bardhi i ka cilësuar si ilegale leximin e emrave duke shtuar se të dhënat personale të anëtarëve, përdoren vetëm me lejen e bazës. Ndaj sipas tij, duke qenë se nuk janë autorizuar për të publikuar me emër dhe mbiemër nga asnjë organ përfaqësues i PD. Por nuk ndalet me aq duke pretenduar se i gjithë zhvillimi synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike.

Mesazhi i Gazment Bardhit:

Të nderuar,

Në vijim të shqetësimit të shprehur nga disa anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PDSH për përdorimin pa të drejtë të të dhënave të tyre, në një dokument që përmban simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kam konstatuar se: Është e vërtetë që në media dhe në rrjetet sociale janë publikuar disa dokumente me simbole të Partisë Demokratike dhe të dhënat e anëtarëve të Partisë Demokratike dhe/ose anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PDSH. Këto dokumente dhe përdorimi i të dhënave të anëtarëve nuk është autorizuar nga asnjë organ përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për pasojë ato janë dokumente të paligjshme dhe të falsifikuara, të prodhura nga persona të paidentifikuar dhe që nuk përfaqësojnë asnjë organ të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ky veprim synon të dëmtojë interesin politik të Partisë Demokratike, duke e shfaqur atë në sytë e opinionit publik si një celulë ilegale, ku cilido për intersin e tij personal mund të përdor simbolet e PD apo të dhënat e anëtarëve të PD.

Në përputhje me nenin 6 të Statutit të PD, ku theksohet se simbolet e Partisë Demokratike përdoren vetëm nga organet përfaqësuese të PDSH-së ose me autorizim të tyre, kërkoj përcjelljen e informacionit të plotë dhe të dokumentuar mbi personat që në Degët respektive administrojnë, shpërndajnë apo prodhojnë dokumente të tilla të paligjshme dhe të falsifikuara, duke keqpërdorur të dhënat e anëtarëve të PDSH.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kuvendi i pd partia demokratike gazment bardhi kuvendi i pd partia demokratike

Sondazh

Poll