Politike

Meta takon artisten Anna Stratigò: Ambasadore e kulturës arbëreshe në botë

5 Dhjetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Meta takon artisten Anna Stratigò: Ambasadore e kulturës

TIRANë- Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme artisten me origjinë shqiptare Anna Stratigò. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Stratigò është një ambasadore e vërtet e kulturës arbëreshe jo vetëm për muzikën por edhe për traditat. Meta gjithashtu ka bërë me dije se Stratigò do të këndojë në vendin tonë në 21 dhjetor.

Postimi i Plotë:

I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe. Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe. Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe. Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit. Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie dëshmojnë, jo vetëm për një vetëdije të mprehtë sociale por edhe dashurinë e madhe dhe krenarinë e të qenit Arbëresh, siç e dëshmojnë disa nga vargjet e poemës së tij ”Sono Albanese” (“Jam shqiptar”) shkruar në vitin 1857:
“O cara Italia, o Italia bella
Tu mi accogliesti come sorella
Nel dolce seno del bel paese
Sono Albanese
La fede antica, il patrio amore
Mi scalda il petto, mi accende il core
Io spargo il sangue per mio paese
Sono Albanese”

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anna stratigò ilir meta vincenzo stratigò anna stratigò ilir meta vincenzo stratigò

Sondazh

Poll