Politike

“Rafinerinë e bleu Taçi në 2008”, Braçe për protestat në Ballsh: S’ka bankë

4 Dhjetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
“Rafinerinë e bleu Taçi në 2008”, Braçe

TIRANË – Deputeti i mazhorancës Erion Braçe reagoi në lidhje me protestat e naftëtarëve të Ballshit që kërkojnë të marrin 13 pagat e prapambetura si dhe të mos shembet uzina.

Në rrjetet sociale, ish-zv/kryeministri shkruan se në vitin 2008 uzina iu shit biznesmenit Rezart Taçi nga kryeministri i kohës Sali Berisha dhe 5 vite më vonë Taçi ia dha një kompanie me seli në ishujt Virxhinia.

Për sa i përket kërkesës së marrjes së pagave të prapambetura, Braçe shtoi se ky është detyrim që i takon subjektit privat që e ka menaxhuar rafinerinë dhe jo qeverisë dhe se duhet të bëhet transparenca e plotë.

POSTIMI I ERION BRAçES: 

Dhe natyrisht, gjithcka vjen nga MUNGESA E TRANSPARENCES dhe kurajoja per tu perballur deri ne fund me sharlatanet, te cileve, nje kriminel me pushtet te madh ekzekutiv atehere e politik akoma, ju dorezoi pasurine me te madhe te shqiptareve!

Naftëtarët e Ballshit po mbledhin firmat për të çuar në parlament peticionin e shpalljes së falimentit të “Armos”. 4 prej tyre po hetohen nga policia për grumbullime të paligjshme dhe kundërshtim të policisë private të rafinerisë teksa gjatë kësaj jave ata kanë tentuar të bllokojnë shembjen e rafinerisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike protesta e naftëtarëve të ballshit protesta e naftëtarëve të ballshit

Sondazh

Poll