Politike

Balluku: Miliona euro dëm, Bashkia Durrës shpenzon më shumë ujë se një hotel

4 Dhjetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Balluku: Miliona euro dëm, Bashkia Durrës shpenzon më shumë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të shtunën zhvilloi një takim me kryebashkiakët e qarkut Durrës për të diskutuar për reformën e ujit, pasi sipas saj menaxhimi i ujit të pijshëm në qark është shumë keq sa i përket arkëtimit dhe humbjeve në rrjet.

Belinda Balluku tha se Durrësi është në një situatë specifike duke kërkuar nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.

Sipas saj, në qarkun e Durrësit, numri i lidhjeve është 95.821, kurse në Bashkinë e Durrësit 75.6 % ka qenë mos arkëtimi në vitin 2020, kurse në vitin 2021 mbi 80 %.

Mendoni se harxhoni ju më shumë, si institucion i Bashkisë Durrës apo një hotel? Mund të ma sqaroni kryetare, kapni shifrën 149 m3 në muaj, ndërkohë një biznes privat, si hotel shpenzon vetëm 13 m3”, tha ajo.

Ministrja theksoi se Bashkia e Durrësit vazhdon të mos paguajë ujin e pijshëm në një masë prej 5.15%.

Kruaja ka një shifër komplet të pavërtetë. Si normë arkëtimi ka 88.3% në vitin 2021, por nga verifikimet tona është pak mbi 43%. Totali i papaguar për qytetin e Durrësit është mbi 70 milionë euro, ndërsa Kruja është mbi 7 milionë euro”, tha Balluku.

Ajo u bëri thirrje kryebashkiakëve që kjo situatë e krijuar të merret seriozisht nga ata.

Kjo s’ka lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit, por duhet pasur kujdes”, tha ministrja Balluku.

Marrë nga Top channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkia e durresit belinda balluku reforma e ujit të pijshëm bashkia e durresit belinda balluku reforma e ujit të pijshëm

Sondazh

Poll