Politike

Mesazh nga pacientët e Infektivit, Rama: Kur refuzon vaksinimin…

4 Dhjetor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Mesazh nga pacientët e Infektivit, Rama: Kur refuzon vaksinimin…

TIRANË – Kryeministri Edi Rama u bëri sërish apel qytetarëve që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-i. Nëpërmjet një videoj-je të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë shfaqi mesazhet e disa pacientëve që po kurohen në Urgjencën Infektive në kryeqytet. Ata bëjnë thirrje që të vaksinohen, në mënyrë që të mos vuajnë pasojat e kurimit në spital

MESAZHI I PUBLIKUAR NGA EDI RAMA:

#ShëndetiMbiTëGjitha

Mesazhet e disa pacientëve në Urgjencën Infektive 

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar, përveç meje, sepse ishte zgjedhja ime. Dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë duhet të vaksinohen pa përjashtim”.

“Ju them të gjithëve të vaksinohen se do përfundojnë si puna ime këtu”.

“Ju them të gjithëve të mos e marrin si shaka”.

“U bëj thirrje moshës 30-45 vjeçe të vaksinohen, edhe më të vegjël, të vaksinohen sa më parë”.

“Po të ishim vaksinuar, do ishim në shtëpi me kalamajtë”.

 

Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi së fundmi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e supermarketeve, shërbimit tregtar dhe administratës.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike covid edi rama urgjenca e infektivit vaksinimi ne shqiperi covid edi rama urgjenca e infektivit vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll