Sport

Gjokoviç: “Shumë shpejt do ta mësoni vendimin për Australian Open”

5 Dhjetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Gjokoviç: “Shumë shpejt do ta mësoni vendimin për

SPANJE – Novak Gjokovic e përfundoi sezonin e tij si numri 1 në ATP me një humbje në ‘Davis Cup’ dhe më pas premtoi, se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen e tij në ‘Australian Open’ shumë shpejt.

Tenisti serb, i cili fitoi tre nga katër Grand Slamet e sezonit në 2021, duke e çuar numrin e tyre në 20, njësoj si Roger Federer dhe Rafael Nadal, është ende në dyshim për ‘Australian Open’, pasi organizatorët këmbëngulën se vetëm lojtarët e vaksinuar plotësisht do të mund të konkurrojnë në turneu i planifikuar nga 17 deri më 30 janar 2022.

34-vjeçari refuzoi të thoshte nëse është apo jo imunizuar kundër koronavirusit. “Unë e kuptoj që ju doni përgjigje se ku dhe si do ta nis sezonin e ri, por do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja,”- tha Gjokovic, nëntë herë kampion në Melburn. “Nuk mund t’ju jap një datë, por padyshim që ‘Australian Open’ do të vijë së shpejti, kështu që do ta dini shumë shpejt,”- shtoi ai.

“Do të përpiqem t’i shfrytëzoj ditët e ardhshme për t’u rikuperuar, pushuar dhe harruar tenisin. Jam shumë i lodhur nga ky sezon dhe gjithë ky vit.” Ëndrra e Gjokoviçit për të shtuar një Kupë të dytë Davis, në 20 titujt e tij Grand Slam, u shkatërrua kur Serbia u mund nga Kroacia në gjysmëfinale në Madrid. Gjokoviç dhe partneri Filip Krajinoviç humbën 7-5, 6-1 ndaj kampionëve olimpik dhe Wimbledon, Mate Pavic dhe Nikola Mektic në dyluftimin vendimtar.

“Ne e dinim, – shpjegoi ai, – që nuk do të kishim qenë favoritët, sepse kemi luajtur me çiftin më të mirë në botë, lojtarë që luajnë gjithmonë bashkë, që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, që janë specialistë të dysheve, të cilët u përqendruan vetëm për këtë. Për të fituar ‘Davis Cup’ duhet një ekip dyshe, përndryshe do të jetë shumë e vështirë, është një short. Është si të ngjitesh në Everest”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport grand slam kampionëve olimpik dhe wimbledon kundër koronavirusit në ‘australian open’ novak gjokoviç rregullat kunder koronavirusit tenisti serb testi kunder koronavirusit grand slam kampionëve olimpik dhe wimbledon kundër koronavirusit në ‘australian open’ novak gjokoviç rregullat kunder koronavirusit tenisti serb testi kunder koronavirusit

Sondazh

Poll