Sport

Atalanta zbret nga froni Napolin! “Hyjnesha” fiton dhe sheh kreun 4 pikë larg

4 Dhjetor 2021, 21:58 Nga DOSJA
Atalanta zbret nga froni Napolin! “Hyjnesha” fiton dhe sheh kreun 4

ITALI– Napoli bie, Atalanta fluturon. Në javën e 16-të të Serisë A, skuadra bergamaske fiton 3-2 dhe zbret nga kreu skuadrën e Spalletit. Takimi i sotëm në “Diego Armando Maradona” ishte emocionues dhe miqtë ishin ata që e nxehën sfidën, me një gol të Malinosky pas shtatë minutash.

Në shtëpi Napoli nuk mund ta pranonte diçka të tillë dhe e ktheu festën, pasi fillimisht barazoi me Zielinski dhe më pas Mertens dy minuta nga nisja e 45 minutave të dyta shënoi edhe golin e avantazhit.

Atalanta u hodh në sulm dhe Zapata u ndal nga shtylla në minutën e 52-të. Sulmet e skuadrës mike u konkretizuan të në 66’, kur Demiral barazoi. Pesë minuta më pas Freuler shënoi golin e fitores. Atalanta sheh kreun 4 pikë larg, ndërsa Napoli zbret nga vendi i parë duke i lënë “stafetën” Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta napoli atalanta napoli

Sondazh

Poll