Sport

“Shtatë humbje janë shumë”! Drejtori sportiv i Romës i “shkul veshin” Mourinhos!

4 Dhjetor 2021, 21:49 Nga DOSJA
“Shtatë humbje janë shumë”! Drejtori sportiv i

ROMË– Humbja ndaj Interit është përjetuar keq te skuadra e Romës. Humbja e dytë radhazi për skuadrën e Mourinhos, e shtata në këtë kampionat. Në fund të ndeshjes drejtori sportiv Tiago Pinto foli për mikrofonat e Dazn.

Tifozët?
“Ne duhet të punojmë çdo ditë për të falënderuar tifozët dhe për t’i bërë ata krenarë për ne. Duhet të punojmë më shumë për ta bërë këtë, momenti nuk është i lehtë dhe ndodh gjatë sezonit. Ne besojmë në rrugën që po ndjekim, duhet të punojmë edhe më shumë për t’i bërë tifozët krenarë”.

A rrezikohet puna e Mourinhos?
“Shtatë humbje janë shumë, është e vërtetë, por dua të përsëris se në një moment vështirësie duhet të jesh më i fortë. Jam 100% i sigurt në punën e Mourinhos dhe jam i sigurt se deri në fund të sezonit do t’i kemi arritur objektivat tona”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter mourinho roma inter mourinho roma

Sondazh

Poll