Art&Argëtim

Vrasja e bujshme e stilistit dhe ngritja e një prej perandorive më të mëdha të modës

2 Dhjetor 2021, 19:29 Nga DOSJA
Vrasja e bujshme e stilistit dhe ngritja e një prej perandorive më

Miami-Giovanni Gianni Versaçe merition të quhet magjistar i modës kompania që ai ngriti është ende një nga perandorit më të mëdha të modës në botë. Versaçe, themeluesi i industrisë së modës “Versaçe”, e kaloi fëmijërinë në butikun e nënës së tij, i admironte prostitutat dhe madje që atëherë e dinte se një ditë do të bëhej stilist. Kështu ishte, deri në atë ditë fatale kur shkoi të merrte gazetën edhe kafen e mëngjesit. Stilisti i famshëm lindi më 2 dhjetor në Kalabri. Versaçe ishte vetëm 50 vjeç kur u vra jashtë shtëpisë së tij në South Beach në Miami, Florida, më 15 korrik 1997. Dizajneri i modës u qëllua për vdekje nga vrasësi 27-vjeçar Andrew Cunanan.

Autoritet amerikane ende nuk janë plotësisht të sigurt pse vrasësi serial Andrew Cananan vendosi të vriste stilistin sepse pas tetë ditë arratije vrasësi kreu vetëvrasje dhe nuk zbuloi kurrë arsyet e atij krimi të tmerrshëm. Historia e vrasjes së stilistit u ndërlikua më shumë në vitin 2010 nga libri “Metastasis” i Giuseppe di Belle, ish-anëtar i Ndrandeta, një organizatë kriminale nga Kalabria, ku thuhet se Gianni u vra për shkak të borxheve ndaj mafies italiane.

Rastësi apo jo, para vdekjes Gianni Versaçe së bashku me vëllan e tij organizoi një sfilatë mode, ku modelet mbanin kryqe dhe modelja Naomi Campbell qëlloi disa plumba nga një armë si pjesë e sfilatës.

Versaçe e krijoi stilimin e tij të parë në moshën 10-vjeçare në rrobaqepësinë e nënës së tij Francesca, arriti majat botërore me një stil mode që edhe sot e kësaj dite nuk e humb estetikën dhe origjinalitetin e vetë. Versaçe u bë i njohur për stilet e tij magjepsëse, duke prodhuar një sërë fustanesh ku  përdorte materiale inovative si rrjetë alumini ose teknika të fundit si teknologjia lazer “neo-couture” për të bashkuar lëkurën dhe gomën. Në vitin 1993 Versaçeu diagnostikua me një kancer të rrallë të veshit të brendshëm. Ai luftoi me sukses këtë kancer dhe më pas filloi të kalonte shumë nga përgjegjësitë e tij të biznesit mbi familjen e tij.

Gianni Versaçe la një vulë të pashlyeshme mode dhe motra e tij Donatella Versaçe e cila u vendos në krye pas vdekjes së tij , ka vazhduar me sukses aty ku e la i vëllai gjatë gjithë këtyre viteve. Në një intervist për El Pais ajo kujtoi ajo kujtoi fillimet e vështira të vëllait të saj në Milano, “Në ato vite, ata nga veriu konsideroheshin më të sofistikuar. Por ne nga jugu kishim guximin të thyenim barrierat. Gianni i donte gratë dhe nuk donte t’i shihte ato gri, ai donte që ato të shprehnin personalitetitn e tyre. Vitet e para në Milano ishin shumë të vështira. Aty kishte zonja fisnike të sofistikuara dhe Gianni u kritikua shumë nga ato.  Stilimete tij u përshkruan si rroba prositutash.  Unë e këshilloja të mos shqetësohej  sepse stilimet e tij ishin  për femra që nuk kanë frikë nga feminiliteti i tyre. “– tha Donatella.

Për mbretërinë e modës “Versaçe” kujdeset edhe vëllai i Gianni Versaçe, Santo Versaçe, president dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv i markës së famshme. Pjesa më e madhe e pasurisë së Gianni-t, e cila arrinte deri në një miliardë dollarë para vdekjes së tij, u trashëgua nga motra e tij Allegra.

Versaçe arriti të kthente botën e modës në një nga industritë më të famshme dhe më të fuqishme në botë që është deri në ditët e sotme.

(A.T/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri andrew cananan bota e modes donatella versace gianni versace versace andrew cananan bota e modes donatella versace gianni versace versace

Sondazh

Poll