Aktualitet

Alarm! Bombë në shkollën në Qipro, autorët janë persona që kundërshtojnë vaksinimin

2 Dhjetor 2021, 07:20 Nga DOSJA
Alarm! Bombë në shkollën në Qipro, autorët janë

GREQI– Një mjet shpërthyes është vendosur në shkollën fillore të Zakaki-t në Limasol. Shpërthimi ka ndodhur ditën e djeshme nga vëzhgimi është konstatuar se ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse metalike cilindrike të improvizuar, e cila ishte vendosur në hyrje të një klase, pranë hyrjes kryesore.

Nga ekzaminimet e mëtejshme në zonë u identifikua një mjet i dytë shpërthyes, i cili nuk ka shpërthyer dhe është marrë për ekzaminime shkencore.

Shpërthimi ka dëmtuar derën, dritaret dhe pajisjet e sallës si dhe dritaret e kishës së Shën Barbarës , e cila ndodhet përballë. Sipas informacioneve të policisë, autorë janë persona që kundërshtojnë vaksinimin dhe përdorimin e maskave nga fëmijët e shkollave fillore.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni bombe ne qipro greqi qipri bombe ne qipro greqi qipri

Sondazh

Poll