Aktualitet

Grabitën me dhunë italianin në sy të së dashurës, kapet banda e shqiptarëve

2 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
Grabitën me dhunë italianin në sy të së dashurës,

ITALI – Policia italiane ka bërë të mundur ndalimin e një bande të rinjsh shqiptarë, të cilët në bashhkëpunim me njëri-tjetrin kryenin grabitje të ndryshme. Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, por edhe një bashkëpunëtor i tyre maroken.

Sipas mediave italiane, rasti më flagrant ishte grabitja e një 17-vjeçari italian. Ngjarja ndodhi në parkun publik të Carbonera. Ku 17-vjeçari italian po qëndronte me të dashurën e tij, ku “bosi” shqiptar i bandës, vetëm 18-vjeç iu afrua dhe më pas erdhën edhe shqiptari tjetër 20-vjeç dhe marokeni 19-vjeçar.

I riu italian tentoi të ikte, por u ndalua nga njëri prej anëtarëve të bandës, i cili e goditi me grusht në kokë dhe më pas të rinjtë e tjerë i morën gjithçka kishte në xhepa.

Denoncimi për shqiptarët u bë në polici, të cilët duke parë edhe kamerat e sigurisë, mundët që të identifikojnë tre personat agresiv.

Burimi: tgplus.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bande dhune grabitje itali plagosje shqiptare bande dhune grabitje itali plagosje shqiptare

Sondazh

Poll