Aktualitet

Zëvendëson Enkelejd Jotin! Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

2 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Zëvendëson Enkelejd Jotin! Albana Fico emërohet drejtoreshë

TIRANË– Drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është vendosur Albana Fico. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson në këtë detyrë Enkelejd Jotin. Ky njoftim është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila uron Ficon në këtë detyrë të re dhe falenderon Jotin për vitet e shërbimit.

Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta‘- njofton ministria e Shëndetësisë.

Joti tashmë është vënë në krye të Radio Televizionit Shqiptar ndërsa nuk dihet se kush do të drejtojë institucionin e ISHP-së.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico enkelejd joti qsut albana fico enkelejd joti qsut

Sondazh

Poll