Art&Argëtim

Vrau me armë zjarri kinematografen! Ngrihet padi kundër aktorit Alec Baldwin

18 Nëntor 2021, 07:39 Nga DOSJA
Vrau me armë zjarri kinematografen! Ngrihet padi kundër aktorit Alec

SHBA– Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e një incidenti me armë, Baldwin e ka lënë të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins.

Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin Rust. Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë. Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.

Mediat mblidhen pranë portës së vendit ku po xhirohej filmi “Rust” në Nju Meksiko më 22 tetor 2021.
Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta. Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit.

Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit./REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz alec baldwin alec baldwin

Sondazh

Poll