Art&Argëtim

Sëmundja e papritur e prezantuesit italian Paolo Bonolis, reagimi i gruas

1 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Sëmundja e papritur e prezantuesit italian Paolo Bonolis, reagimi i gruas

ITALI- Jeta e prezantuesit italian Paolo Bonolis dukej mjaft perfekte deri në momentin e përballjes me një sëmundje të papritur. Mediat e huaja shkruajnë se pas shtrimit urgjent në spital bashkëshortja e tij, Sonia Bruganelli reagoi në mënyrë të pakëndshme për medita.

Fakti që Bonolis shpesh ka luajtur role cinike, gjithmonë i buzëqeshur dhe për më tepër shumë i shëndetshëm, ishte e paimagjinueshme ta mendoje të shtrirë në një shtrat të bardhë në një klinikë spitalore. Edhe pse ishte një dhimbje e papritur për familjen, fatmirësisht nuk ishte serioze, por nuk u prit mirë nga gruaja e tij e cila ironizoi me mesazhin e parë duke iu dërguar gishtin  e mesit paparacëve. Sonia gjithashtu reagoi me një foto të postuar edhe ndaj shërbimit spitalor duke i quajtur ata të pa turp.

“Këtë foto ua kam vënë atyre që sot pa turp e kanë shtrirë në barelë përballë atij që e ka bërë këtë foto. E kuptoj kuriozitetin për të parë të njohurit në spital, por ky është momenti kur shpirtrat e njerëzve janë jashtë trupit”,– shkruan ajo.

Fatmirësisht u bë një kohë e gjatë që Paolo Bonolis është shëruar dhe po shijon momentet e lumtura pas faktit që është bërë gjysh.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz paolo bonolis prezantuesi i famshem prezantuesi italian sonia bruganelli paolo bonolis prezantuesi i famshem prezantuesi italian sonia bruganelli

Sondazh

Poll