Aktualitet

Vrasja e Ujkës! Mbi 15 persona në polici, sekuestrohen kamerat, autori e vëzhgoi

1 Dhjetor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Vrasja e Ujkës! Mbi 15 persona në polici, sekuestrohen kamerat, autori

SHKODËR– Më shumë se 15 persona, me precedent penalë dhe banorë të lagjes ku u vra ish-kryebashkiaku i Velipojës, Pashko Ujka kanë përfunduar në dyert e komisariatit të Policisë së Shkodrës. Kur kanë kaluar tre ditë nga stentati që u krye me silenciator, mësohet se grupi hetimor ka vendosur sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës nga data 19 deri më 29 nëntor, ditë që dhe u vra Ujka.

Nga pamjet filmike pritet të zbardhen detaje mbi autorin që mendohet se ka vepruar i vetëm dhe është larguar me kmëbë pasi ka kryer krimin e rëndë. Por, deri më tani është arritur të mësohet se personat që e donin të vdekur Ujkën e kanë mbajtur nën monitorim për ditë me radhë.

Pistat që ka mbi tavolinë grupi hetimor janë edhe konfliktet e Ujkës në fushën e biznesit, më saktësisht të ndërtimit të pallateve të cilës ai i ishte dedikuar pas daljes nga politika. Nuk përjashtohen edhe konfliktet në të cilat mund të jetë përfshirë djali i viktimës që ishte dhe administrator i kompanisë e merrej me menaxhimin e saj.

Pashko Ujka vuante nga sëmundja skleroza multiple dhe me parkinson. Ai doli rreth orës 18:15 të shëtiste me gruan e tij, por sa kaloi pragun e derës u qëllua me një armë me silenciator në kurriz dhe ra në tokë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi që të mbijetonte.

Ujka ka qenë deputeti i Partisë Demokristane gjatë legjislaturës 2005-2009, si dhe kryetar i këtij grupi parlamentar. Kryetar i Bashkisë së Velipojës, Ujka ka qemë në vitet 2011-2015.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pashko ujka vdes pashko ujka pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll