Art&Argëtim

E çuditshme por e vërtetë! Albumi i ri i Adele rrit shitjen e …facoletave

30 Nëntor 2021, 21:55 Nga DOSJA
E çuditshme por e vërtetë! Albumi i ri i Adele rrit shitjen e

BRITANI E MADHE- Kënga e suksesshme e Adele, “Easy On Me” duket se e ka përlotur një komb të tërë kur u publikua më 15 tetor, duke shkaktuar rritje të shitjeve facoletave.

Supermarketet kanë publikuar raportin e tendencave duke vënë në dukje se shitjet e facoletave janë rritur më shumë se ¼ (26 përqind) e xhiros së bërë në muajin tetor.

Kënga ngjalli reagime të forta në mesin e fansave të këngëtares, të cilët në rrjetet sociale thanë se albumi i saj kishte të bënte me “divorcin, fëmijët dhe sërish divorcin”. Për shkak të temës së prekshme sociale, nuk kanë munguar të qarat nga fansat, që kishin më shumë se 7 vite që prisnin në heshtje albumin e saj të radhës.

Marrë nga independent.co.uk

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele adele

Sondazh

Poll